20:53 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haxhiu i kundërpërgjigjet Hotit: Nuk rrëzohet bjeshka me inate e as Qeveria Haradinaj

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i është kundërpërgjigjur Abduallah Hotit të LDK-së pas kritikave që ky i fundit i shprehu ndaj qeverisë së Haradinajt.
Haxhiu përmes një shkrimi në facebook e ka quajtur Hotin, “Kontabilist faleminetues” të Isa Mustafës.

Ajo me tutje ka thënë se ai po tenton të manipuloj opinionin se kinse Brukseli, përkatësisht BE po e kthen kriterin për luftimin e korrupsionit si kusht për viza, përcjell Indeksonline.

Më posht, postimi i saj i plotë:

Avdullah Hoti i LDK-së ,”kontabilisti falimentues” i Isa Mustafës e paska kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj me tendencë të paturp, duke manipuluar opinionin se kinse Brukseli, përkatësisht Bashkimi Evropian po e kthen kriterin për luftimin e korrupcionit si kusht për liberalizimin e vizave,kusht të cilin e paskan tërhekur gjatë qeverisjes Mustafa.
E neveritshme!…
Po kur ka ndodhur një gjë e tillë ,na trego o Avdullah,tregoju qytetarëve; datën,muajin dhe vitin.
Tregoju gjithashtu qytetarëve ,se kush në të vërtetë ka kërkuar nga BE-ja që në kriteret për liberalizmin e vizave të futet edhe ratifikimi i demarkacionit me MZ.
Nuk rrëzohet bjeshka me inate o Avdullahu i LDK-së. E besa, as Qeveria Haradinaj !/Indeksonline/