00:05 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Këto vendime mund të thuhet se janë shkruar nga zyra e Hashim Thaçit

Albulena Haxhiu në lidhje të drejtpërdrejtë ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Thaçit, në mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ajo e quajti vendimin e sotëm skandaloz dhe tha që Lëvizja Vetvendosja do ta analizoj këtë aktgjykim dhe nuk do të heshtë përballë padrejtësive, shkruan Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë i Albulena Haxhiut në lidhje të drejtpërdrejtë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese:

Ju e dini që tashme ka paknaqësi të mëdha qytetare, tashmë besoj që VV do ta vlerësoj aktgjykimin dhe pastaj të vendosim për hapat që do të marrim.

Nuk do të ketë heshtje nëse hasim në padrejtësi në këtë vendim.

Prandaj këto vendime nuk mund të quhen kushtetuese, këto vendime mund të thuhet se janë shkruar nga zyra e Hashim Thaçit.

Unë besoj se nesër do ta bëjmë të qartë cili do të jetë vendimi i VV-së, pas mbledhjes së kryesisë, mirëpo ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

Para se të shqetësoheni për një eskalim të mundshëm të situatës, duhet të shqetësohemi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ne nuk e kemi marrë pushtetin me dhunë, ata që kanë bërë pazare duhet të marin përgjegjësi nëse situata eskalon
.” /IndeksOnline/