17:23 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haxhiu përshëndetet me postin e ministres: Këta muaj ishin ndërprerja në mes ciklit të gjatë të abuzimeve e korrupsionit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur rreth punës së saj sa ishte në krye të këtij institucioni.

Ajo ka thënë se sado kohës, u dëshmua se kurrë nuk është shkurt për të bërë punë të mëdha me nder dhe integritet.

Ky është postimi i plotë i saj:

Nga 3 shkurti e deri më sot, është periudha gjatë të cilës kishim vetëm një detyrim – vënien në jetë të ndryshimit për të cilin kishin votuar qytetarët dhe të cilin e prisnin ata.

Sado kohës, u dëshmua se kurrë nuk është shkurt për të bërë punë të mëdha me nder dhe integritet. Kjo, padyshim që nuk do të ishte e mundur pa punën e palodhshme të stafit të Ministrisë dhe kabinetit tim dhe për këtë iu jam falenderuese!

Këta muaj ishin ndërprerja në mes ciklit të gjatë të abuzimeve dhe korrupsionit dhe ciklit të shkurtër ilegal për të prapakthyer keqqeverisjen. Ne pamë se ndryshimi ishte edhe i nevojshëm edhe i mundshëm për të kthyer institucionet në rolin dhe funksionin që duhet të kishin – shërbimit ndaj qytetarëve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror.

Çka ka marrë fund me 6 tetor, nuk mund të rikthehet, si dhe çfarë është bërë gjatë kësaj qeverisje do të jetë referenca që do të vazhdojmë pas zgjedhjeve të ardhshme të shpejta.