23:36 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Haxhiu: ROSU ju lumtë, VV marre ju qoftë!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pas arrestimit të Marko Gjuriq, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, ai ka kritikuar Vetëvendosjen për komunikatën e tyre, duke pyetur nëse ajo u shkrua në Prishtinë apo në Beograd, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

ROSU ju lumtë!

LVV marre ju qoftë!

Policia e Kosovës sot ishte në nivelin e detyrës së saj, për çka i përgëzoj!

Por sot me komunikatën e tyre politike LVV ishte nën çdo nivel të pritshëm! Prandaj me të drejtë pyes: Ku u shkrua komunikata e LVV-së, në Prishtinë apo në Beograd?!

Sot kur u dëshmua forca e shtetit, kur policët tanë me shumë mund e sakrificë zbatuan detyrën shtetërore në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, LVV e quan spektakël veprimin e shtetit të vet.

Nga ky sinkronizim i LVV-së me deklaratën e Vuçiqit për Asociacionin?

Sot për Asociacionin folën vetëm Vuçiqi e LVV, madje këta të fundit ia kaluan Vuçiqit me mohim të shtetit të Kosovës. Sepse Vuçiq e pranoi që ishte aksion i organizuar i fuqishëm, ndërsa LVV e quan “spektakël”!

Edhe vendosja e sovranitetit më 25.07.2011, në pikat kufitare 1 dhe 31 për LVV paska qenë spektakël.

Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!

“Spektakël” sot bërë një deputet i LVV në Krushe, “spektakël” të ndytë bëri LVV në Kuvend, duke hedhur gaz lotësjellës dhe duke goditur po këta policë që arrestuan Marko Gjuriqin.

Këtë linjë të Albinit unë me kohë e kam demaskuar, e sot po e sheh e tërë Kosova!!!.