15:04 / E Hënë, 22 Janar 2024 / S Z

Haxhiu takon përfaqësuesit e shoqërisë civile, diskutojnë për reformën në drejtësi e dhunën në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me reformën në drejtësi, dhunën në familje, krimet e luftës, fuqizimin e profesioneve të lira dhe shërbimet sociale dhe familjare.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu me theks të veçantë foli për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër Dhunës dhe rregullimin e fuqizimin e mekanizmave si: QPS-të, Strehimoret, OJQ-të e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Ministrja Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e tyre dhe premtoi transparencë dhe vazhdimësi të bashkëpunim në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë.