75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Hoyt Yee emërohet ambasador në këtë shtet, jo në Maqedoni

Zëvëndësndihmës sekretari amerikan, Hoyt Brian Yee do të jetë ambasador i ri i Amerikës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mediat serbe shkruajnë se SHBA e ka emëruar Yee si të deleguar në Sarajevë për të forcuar ndikimin amerikan në Ballkan.

Më parë ishte folur se Yee do të jetë ambasador i USA në Maqedoni, por se Departamenti i Shtetit Amerikan ka ndërruar mendje.

Mandati i ambasadorit aktual amerikan në Sarajevë zgjatë deri në verë, atëherë kur edhe pritet që Hoyt Yee të emërohet ambasador i ri në Bosnje./Indeksonline/