19:22 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Hazard e Militao shërohen nga Covid-19, rikthehen në stervitje me Realin

Dy futbollistët e Real Madridit, Eden Hazard dhe Eder Militao janë shëruar nga koronavirusi dhe tani janë të gatshëm për stërvitje.

Javën e kaluar që të dy dolën pozitiv, ku edhe humbën ndeshjet e nëntorit me Kombëtaret e tyre, shkruan IndeksOnline

Por, ata sot në testet e bëra për Covid-19, dolën të ishin negativ, dhe menjëherë u lejuan të stërvitëshin me pjesën tjetër të skuadrës.