20:07 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Albin Kurti dje ma përmendi emrin 47 herë para 47 vetave (Video)

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilani, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, i cili në një tubim në Gjilan përmendet 47 dështimet që, sipas tij, e kanë karakterizuar qeverisjen e Hazirit për katër vjet.

“47 herë ka folë, para 47 njerëzve. Nëse e ka pasur simbolikën e numrave, ka pasur njerëz, shumë pak. Shumicën e atyre arsyeve i ka të rrejshme dhe të paqëndrueshme” ka thënë Haziri në Express.

Haziri, përballë Lufti Hazirit, ka thënë se Gjilani i ka treguar vendin edhe Albin Kurtit edhe Vetëvendosjes pasi, sipas tij, ‘Lëvizja e Kuqe’, ka dështuar në këtë komunë.

E kandidati i LDK’së kur flet për 47 arsyet e Albinit për të mos votuar atë, thotë se janë të paqëndrueshme për shkak se në to hynin edhe disa punë të kryera të Hazirit.

Ndërsa, ai i kundërpërgjigjet Albin Kurtit, poashtu me numra, duke i thënë se gjilanasit i kanë 470 arsye për ta votuar atë.

Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën me Hazirin: