23:47 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019

Haziri: Brenda Kosovës është fituese LDK, kurse jashtë kemi dal më keq

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në zgjedhjet e 6 teotrit, Vjosa Osmani është më e votuar se Albin Kurti.

I pyetur se a do nuk do te heqin dorë nga pozita e kryeministrit, Haziri gjatë emisionit “Te Fidani” në t7 ka thënë se LDK nuk lufton për pozita, përcjell Indeksonline.

“Nuk luftojmë për pozitë. Ne kemi me sjellë përgjegjësi karshi këtij rezultati”, tha Haziri

“Me votat e Vjosa Osmanit rritet pesha e LDK-së në koalicion”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket votave të diasporës, Haziri tha se nga Diaspora VV ka marrë më shumë vota urse brenda Kosovës LDK.

“Brenda Kosovës jemi fitues ne kurse jashtë kemi dal më keq. Pavarësisht për kënd kanë votu ata i falënderoj votuesit e diasporës. Ata kanë vendos me i dhënë më shumë përparësi VV’së se partive tjera dhe besoj që edhe LDK-ja në këtë logjike funksionon”, u shpreh Haziri./Indeksonline/