23:37 / E Martë, 04 Gusht 2020

Haziri: Emri i presidentit kalon nga zyret e LDK’së

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se emri i kryeministrit dhe i presidentit të Kosovës kalojnë nëpër zyret e LDK’së.

Ai komentoi deklaratën e tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kur tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së.


“Jo vetëm sot, por edhe 10 vjet e them këtë. Jo vetëm kryeministri, por edhe presidenti kalon nga zyret e LDK’së”, tha ai.

“Thaci e ka kuptuar këtë. Andaj ai bëri koalicion me LDK’në dhe u bë president. Edhe presidenti i ardhshëm duhet të bëjë këtë”, tha ai.