13:48 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / A. M.

Haziri jep sinjale pozitive për Vjosën presidente, i kërkon të kthehet në LDK!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, i ka kërkuar edhe njëherë Vjosa Osmanit që të kthehet në partinë e vjetër.

Ai ka dhënë sinjale pozitive se në rast se zgjidhet kryetar i partisë do ta votojnë Osmanin për presidente.

“Ka ardhur koha me u pajtua dhe me u kthye në LDK për të dhënë kontributin e vet. LDK-ja gjithmonë dhe në kulturën e saj do të vazhdojë me kultivue stabilitetin politik. Kosova ka nevojë për stabilitet politik, sikurse kemi nevojë për oksigjen. Por rolin do a sqarojmë pas zgjedhjeve të 15 marsit dhe ky kontribut do të jenë në kuadër të zgjidhjes së problemeve të Kosovës për shkak të problemit të dialogut me Serbinë qe kemi. Natyrisht, problemet e brendshme lista e të cilave është shumë e gjatë”, ka deklaruar ai në një konferencë shtypi, të mbajtur në Gjilan. /Indeksonline/

Portali i afërt me kryetarin e Gjilanit: Vjosa Osmani nuk është vetëm,  pritet t'i bashkohet Lutfi Haziri – ONLINEKOSOVA.NET