14:55 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike bllok me askënd

Lutfi Haziri është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ai tha se marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd, raporton Indeksonline.

“Kemi taku strukturat për të bërë vlerësimet e para te zgjedhjeve lokale, kemi falënderu gjithë për këtë rezultat të mirë, këtë rikthim të LDK, ne po presim edhe numërimin e fundit të votave për të konstatu komunën e tretë që do kaloj pa balotazh.

Vlerësoj të gjithë këtë punë të madhe për këtë riktihm të madh të LDK. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do ketë me askënd, marrëveshja do të jetë me qytetarë, me të cilët do të punojmë. Nga Prishtina me çdo kumunë tjetër do të angazhohemi bashkarisht”, u shpreh Haziri./Indeksonline/