12:20 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haziri ngushëllon familjen e personit nga Gjilani, që ndërroi jetë nga Covidi-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e A.L. (64- vjeçar) nga Cernica, i cili sot ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. U apeloj qytetarëve që t’u përmbahen rregullave, në mënyrë strikte për ta paralandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë, thuhet në njoftimin për mediat./Indeksonline/