Haziri: Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19 në Gjilan
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në këtë komunë sot ka shkuar në 4.
Sonte janë konfirmuar 12 raste të reja si të prekur me COVID-19, teksa edhe për 13 raste po pritet rezultatet nga IKSHPK.
Haziri tha se është koha për shtim të kujdesit, sonte, nesër e çdo dit tjetër, transmeton Indeksonline.
Ndryshe numri i viktimave nga koronavirusi anembanë vendit ka shkuar në 54, ndërsa të infektuar janë 2 mijë e 991.
Postimi i plotë:
Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19. 12 raste sonte të konfirmuara pozitive dhe 20 të shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP. Koha është për shtimin e kujdesit. Sonte, nesër e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë