Haziri: U përkulemi atyre që çliruan Kosovën
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka mirëpritur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si dhe atë të Shqipërisë Ilir Metën, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pikërisht në manifestimin e kësaj dite, në iniciativën e tij Haziri, i shoqëruar nga presidentët shqiptarë, zbuloi dhe statujën e heroit kombëtar Idriz Seferit.
Ndërkaq në fjalimin e tij para të pranishmëve, i pari i Gjilanit, ka thënë se u përkulen të gjithë atyre që çliruan Kosovën.
”U përkulemi të gjithë atyre që çliruan Kosovën”.
”Falënderoj familjen Boletini, Berisha, Rashiti, të gjithë burrave që mundësuan kryengritjen për ruajtjen e lirisë.”
”Në Gjilan bashkëjetojnë heronj, nacionalistët, nacionaldemokratët”.
”Ky vend është liruar për kolosin e Karadakut, Idriz Seferit”, ka përfundaur Haziri.