21:23 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / AR

Haziri zbulon se me kë u takuan para takimit me Kurtin

Sot është mbajtur takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe kryeministrit, Albin Kurtit, ku i pranishëm ishte edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Haziri tha se një ditë më parë kishin takim edhe me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me diskutimet për çështjen e dialogut.

Sipas tij, nga ky takim, kanë dëgjuar pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e Qeverisë në raport me çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi me Albin Kurtin ka qenë informues. Ne jemi ftuar për këtë karakter takimi.

Të them të drejtën në fakt, ne kemi mbajtur tri takime, se dje kemi takuar edhe Presidenten Vjosa Osmani, për të dëgjuar edhe nga ajo pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e qeverisë dhe dialogun”, tha Haziri në Klan Kosova./Indeksonline/