22:56 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hector Bellerin rikthehet në stërvitje tek Arsenali pas lëndimit

Mbrojtësi ka qenë i paaktivizuar që nga dëmtimi i ligamentit, në fitoren 2-0 ndaj Chelsea në janar.

Ai ka pasur një rrugë të gjatë deri në shërim, por tifozët e Arsenalit mund të shohin Hector Bellerin si pjesë e skuadrës shumë shpejtë, transmeton Indeksonline.

Gunners kanë ndarë një postim në Twitter të hënën, me lajmin se mbrojtësi ishte kthyer në stërvitje të plotë.

Bellerin shkroi në mediat sociale për të ndarë lajmin për progresin e tij.

E ku ai tregoi se sa shumë i kishte munguar topi, të cilit ju drejtua si bebja e tij.

Mbetet për t’u parë nëse Hector Bellerin do të jetë i aftë për fillimin e sezonit të ri./Indeksonline/.