13:31 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Hidhet shorti i Kupës së Mbretit: Këto janë çiftet

Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit tashmë janë përcaktur.

Në gjysmëfinale do të takohen: Barcelona – Valencia dhe Leganes – Sevilla.

Barcelona do e presë në ‘Camp Nou’ Valencian, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Mestalla’ .

Nga ana tjetër, Sevilla i shkon Leganes në ndeshjën e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Sanchez Pizjuain’ .

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve do të luhen javën e ardhshme në mes të martës (30) , të mërkures (31) dhe të enjtën (1 shkurt).

Ndërsa ndeshjet e kthimit në mes të martës (6 shkurt) , të mërkurën (7) dhe të enjtën (8).

Finalja është planifikuar të luhet më 21 prill ( e shtune ) , me gjasa në stadiumin “Wanda Metropolitano” . /IndeksOnline/