12:12 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / B O

Hekuran Murati tregon se kush po punon natën në Qeveri me orar shtesë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë informacion se kush po punon me orar shtesë natën në Qeveri.

Këtë informacion e ka dhënë pasi u raportuar në media se dritat e qeverisë po rrin ndezur edhe gjatë natës.

“Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri” shkruan ministri në njoftim./Indeksonline/