15:03 / E Diele, 16 Korrik 2023 / LB

Hekuran u mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë

Shkruan: Rrahman Jasharaj

Hekuran Murati pa as edhe një dije intelektuale për të qenë ministër i Financave, por edhe i Punës e Mirëqenies Sociale e për t’u dëshmuar se edhe sjelljet e një rrugaçi i pranon për të mbetur në ligën e parë të Albinit, kishte nisur fushatë tmerri ndaj sindikatave e në veçanti të  indikatës SBASH , që ruan krenarinë për misionin e shenjtë të pishtarëve të dijes kundër errësirës që po mundohej ta mbillte në këtë troje pushuesi serb e që ky mision ruhet në faqet e historisë e prezantohet me heroin e shkollës shqipe, drejtorin në Strell, Haki Pavataj, me bacën Adem Haxhiajdini e me 400 pishtarët të dijes që dhanë jetën për liri.

Hekuran, në kohën kur unë Rrahman Jasharaj, njëri nga këta mësuesit e viteve të 90-ta dhe njëri nga veprimtarët sindikalë që i thamë JO Serbisë dhe jetuam me pak bukë që na jepte populli ynë dhe me fjalën e tij  të entuziazmit, po udhëheqja një grevë të lejuar me Ligjet e Kushtetutën e Kosovës e pasi qe Qeveria jote injoronte e përbuzte kërkesat tona legjitime dhe kërkesën modeste për t’u takuar me shefin tënd tekanjoz, ti dole në parlament e në media dhe gënjeve se unë paskam keqpërdorur mjetet e akumuluara nga anëtarësia, si buxhet i vetëm yni. Duke mos dashur ta dish të vërtetën e pastër si loti se si akumulohen e si shpërndahen e administrohet me ato mjete, bëre apel publik të Prokuroria e Shtetit që të nis hetimet. E bëre për të ndikuar në opinion e sidomos për t’iu dhënë edhe ca plumba fyes ndaj meje ushtrisë së Albinit për të më fyer e për të më paraqitur edhe si hajn. Turp e turpi ju mbuloftë se unë erdha në SBASHK për të udhëhequr me këtë sindikatë që mbrojti arsimin shqip në vitet e historisë sonë nga furtunat e pushuesit me betimin e premtimin dhënë punëtorëve të arsimit se do të ruaj figurën e mësuesit dhe pishtarëve të dijes.

Ti e di cilën përgjigje ta dha para ca muajve Prokuroria lidhur me gënjeshtrën e shpifjen tënd për mjetet në SBASHK dhe unë nuk dola të krekosem para medieve se me ju nuk ndjej më arsye të flas e të ballafaqohem se jeni hiçi i hiçit, por lexova te “Betimi për Drejtësinë” se tani ti je ai që po ftohesh para drejtësisë. Ky nuk është rasti i parë që do të ftohesh se të kemi bërë tri kallëzime penale duke i besuar institucioneve të drejtësisë dhe e vërteta do të dal sheshit. Unë para se të nisem në rrugëtimin tim i jam betuar familjes, kolegeve e kolegeve që punuan më misionin e shenjtë të edukimit ët brezave dhe gjakut të dëshmorëve, që me emblemën e UÇK-së, i sollën lirinë këtij trualli dhe zërin shqip të ziles në shkollat e Kosovës se do të vazhdoj të jem i ndershëm e ti kush je dhe kush do të jesh?