11:26 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Hendboll/ Mbyllet herët aventura për ‘bishën’

Kombëtarja e Republikës Demokratike e Kongos është eliminuar nga Kupa e Botës së Hendbollit pas humbjes 34-27 nga Kombëtarja e Bahrejnit.

Hendbollisti, Gauthier Mvumbi që befasoi të gjithë me paraqitjet e tij mori çmimin “Lojtari i ndeshjes”, shkruan IndeksOnline.

Pivoti 26-vjeçar u bë papritur ikona e Kampionatit Botëror, pasi fiziku i tij ishte i jashtëzakonshëm. Ai kishte shtatin 1.95 centimetra dhe kishte 137 kilogramë.

Rezultati i tij në fazën e grupeve ishte: 13 gola në 14 gjuajtje.

Në rrjetet sociale, ai gjithashtu u krahasua me legjendën e basketbollit, Shaquille O’Neal./IndeksOnline/