19:14 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Hendboll – Prishtina kualifikohet në Kupën e Kosovës

Skuadra e Prishtinës në hendboll ka arritur të kualifikohet në Kupën e Kosovës.

Prishtina arriti fitore të thellë ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog, shkruan IndeksOnline

Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti .