09:49 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Hendbollistët serbë nuk lejohen të futen në Kosovë, ndalohen në pikën kufitare në Jarinje

Skuadra serbe e Hendbollit RK Arilje është ndaluar ditën e djeshme që të futej në Kosovës.

Ndeshja e cila ishte e planifikuar të luhej kundër RK Trepçës së Veriut më 28 shkurt, u shty për një afat të pacaktuar, pasi hendbollistët e Ariljes nuk kishin leje që të futeshin në Kosovë, shkruan IndeksOnline

Ata qëndruan për plot 1 orë në pikën kufitare në Jarinjë, por që iu desh të ktheheshin prapa.

Kjo ndalesë u bë, pasi ekipi i RK Arilje nuk kishte asnjë konfirmim nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Kosovës.