10:33 / E Premte, 01 Nëntor 2019

Hendek gjinor pagash, në Bashkimin Evropian

Duke filluar nga 4 nëntori, gratë në Bashkimin Evropian, në mënyrë simbolike, nuk do të paguhen këtë vit për punën e kryer, nëse ju krahasoni pagat mesatare të tyre me ato të burrave, deklaroi dje Komisioni Evropian.

E ashtuquajtura pagë e barabartë shërben për të theksuar faktin se gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për po të njëjtën punë.

Sipas të dhënave të fundit, gratë në BE fitojnë 16% më pak se burrat. Kjo shifër është 0,2  pikë përqindje më pak se viti i kaluar.

Presidentja e zgjedhur, Ursula von der Leyen, e cila do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së, është zotuar të paraqesë një legjislacion për transparencën e pagave, brenda 100- ditëve të para në detyrë.

Fillimisht Von der Leyen përpiloi një ekip të balancuar gjinor të zyrtarëve të lartë nga secili shtet anëtar, por tre nga kandidatët e saj u refuzuan nga Parlamenti Evropian.

Tashmë duket e pamundur për Von der Leyen që të arrijë qëllimin e saj për barazinë gjinore.