Henry turpërohet keq midis Monacos
Monaco është mposhtur në shtëpi nga Club Brugge me rezultat të thellë 0-4 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga principata është në krizë rezultatesh edhe pasi në krye erdhi Thierry Henry, shkruan Indeksonline.
Golat për belgët i shënuan dy Vanaken (12’ dhe 17), Wesley (24’) dhe Vormer (85’).
Pas katër ndeshjesh, Monaco ka vetëm një pikë dhe është në pozitën e fundit në tabelë pas Dortmund, Atletico dhe Club Brugge. /IndeksOnline/