17:20 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hernandez dhe Costa ndryshojnë numrat në fanellë (Foto)

Dy lojtarët e Atletico Madrid, Lucas Hernadez dhe Diego Costa do të paraqiten në sezonin 2018/19 me numra të ri në fanellë.

Costa do ta bartë fanellën me numër 19, ashtu sic e kishte te Chelsea, shkruan IndeksOnline.

Ish-sulmuesi i Bluve të Londrës, pasi u trasnferua në Spanjë, mori fanellën me numër 18.

Në anën tjetër, mbrojtësi francez Lucas Hernandez do ta bartë fanellën me numër 21. Hernandez këtë numër do ta bartë për shkak të triumfit në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Kujtojmë që francezi deri këtë sezon e kishte bartur fanellën me numër 19./IndeksOnline/