10:14 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

LDK refuzon emërtimin e rrugës me emrin e Adem Demaçit

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë më 11 shtator 2018 ka marr Vendim që t’i propozojë Komunës për ndërrimin e emërtimit të rrugës “Dardania” në emrin e atdhetarit dhe kontribuuesit të jashtëzakonshëm të Çështjes Kombëtare ADEM DEMAÇI.

Grupi parlamentari i PDK-së i Komunës së Fushë Kosovës, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të mbajtur më 26.09.2018, ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën para asamblistëve.

Kërkesa e tillë nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Për çudi, por jo befasi kërkesa nuk është përkrahur nga asamblistët e LDK dhe kryetari i saj, që as nuk dinë dhe as nuk duan të njohin dhe promovojnë vlerat dhe historinë tonë kombëtare. Dega e PDK-së në Fushë Kosovë i bën thirrje pushtetit komunal, që të paktën kësaj here të bëjë diçka për njerëzit që dhanë dhe kontribuuan për Çështjen Kombëtare. Që mos të lanë qytetin e Fushë Kosovës dhe qytetarët e saj pa heronjtë tanë Kombëtare.

Komuna e Fushë Kosovës është e vetmja e cila ka mbetur mbrapa krahas komunave tjera me rrugë dhe sheshe pa emra të veprimtarëve që u flijuan për lirinë tonë.

PDK do ta ngritë zërin çdoherë për çështje me interes kulturor e historik, që qytetarët e Fushë Kosovës t’i bëjë të ndjehen krenar me emrin e kësaj rruge në emrin e të madhit Adem Demaçi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe mori çmimin Saharov. Ai u mbajt i burgosur për 28 vite nga regjimi pushtues serb, por vepra e tij u bë frymëzim i qindra e mijëra atdhetarëve dhe veprimtarëve që e pasuan rrugën e drejtë të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.