19:07 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Heroi që shpëtoi Zaevin dhe Ziadin Selën me ftesë të veçantë nga Policia e Kosovës

Numër i madh i personaliteteve të fushës së sigurisë nga rajoni dhe Evropa ishin të pranishëm sot në Prishtinë me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e policisë nuk munguan edhe përfaqësues nga Maqedonia.

PK-ja ishte përkujdesur që një ftesë të veçantë t’ia dërgojë Sasho Tasevski , heroit që me 27 prill të vitit të kaluar i doli zot kryeministrit, Zoran Zaev dhe politikanit shqiptar, Ziadin Selës.

Indeksonline ka bërë disa foto të Tasevski në Sallën e Kuqe të kryeqytetit.

Këtë vit ai është emëruar nga Qeveria e Zaevit në postin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Para këtij posti, Tasevski kishte kryer funksionin e shefit të Drejtorisë së gjashtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sasha është magjistër i sigurisë dhe doktor në Fakultetin e Sigurisë. Karrierën e ka filluar në njësitin special “Tigrat. /Indeksonline/ nga: Alban Muhaxheri