22:38 / E Diele, 14 Prill 2024 / FR

Herzog: Izraeli nuk po kërkon luftë pas sulmit të Iranit

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka thënë se Izraeli nuk po kërkon kërkon luftë pas sulmit të Iranit.

Ai gjithashtu është shprehur se në një situatë të tillë duhet ekuilibri, shkruan CNN.

“Ne po i shqyrtojmë të gjitha. Po sillemi me gjakftohtësi dhe me kthjelltësi. Unë mendoj se ne jemi duke vepruar në një mënyrë shumë të përqendruar dhe shumë të përgjegjshme”.

Jam i sigurt se do të ketë një vendim në përputhje me rrethanat që do të sigurojë që ne të mbrojmë dhe mbrojmë popullin e Izraelit”, është shprehur ai.