21:10 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

Heshtin “Kuqezinjtë”, Acerbi tund rrjetën e Milan në “San Siro”

Është goli që i afron me yllin e dytë në fanellë. “Zikaltërit” e Inter e kanë nisur me tepër vrull derbin, ndaj rivalëve të përjetshëm “Kuqezinj”, teksa vetëm pas 18 minutash lojë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke prekur me njërën “dorë” titullin kampion.

Një krosim perfekt i Bejnamin Pavard kapet bukur me kokë nga “veterani” i mbrojtjes, Francesco Acerbi, i cili i pamarkuar siç duhet kërcen në ajër dhe “zhyt” topin në rrjetën e Mike Maignan. Rezultati shkon në 0 me 1.