08:37 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Heshtja u thye, princi Harry dhe William më në fund flasin mes vete, bëhen gati për funeralin e gjyshit

Princi Harry dhe Princi William kanë folur në telefon përpara bashkimit të tyre televiziv për funeralin e gjyshit të tyre Princ Philip, të shtunën.

Të dy vëllezërit, përçarja e të cilëve është dokumentuar muajt e fundit, kuptohet se kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe kanë biseduar në telefon pasilajmit të vdekjes së Princit Philip të premten. Sipas raportimeve thirrja telefonike erdhi menjëherë pasi Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të Dielën pasdite.

Daily Telegraph tha se vëllezërit biseduan në telefon të dielën, pasi Duka i Sussex mbërriti në Frogmore Cottage, Windsor, për të bërë karantinën. William dhe Harry pritet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për hir të Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore, pasi ata ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit.

Një burim mbretëror i tha gazetës: “Ata e dinë se nuk ka të bëjë me ta të shtunën, ka të bëjë me nderimin e kujtimit të gjyshit të tyre dhe mbështetjen e gjyshes së tyre. Një tjetër burim i brendshëm tha: “I gjithë fokusi është te Mbretëresha. Asnjë përjashtim. Një familje e bashkuar.”

Kate, Dukesha e Cambridge, pritet të veprojë si ndërmjetëse midis vëllezërve dhe të sigurojë që asgjë të mos shkojë keq të shtunën.