Hetemi demanton lajmin se KFOR e ka urdhëruar të largohet nga Komuna: Është totalisht e pavërtetë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka demantuar lajmet se kinse KFOR-i e ka urdhëruar të largohet nga objekti i komunës.
Sipas disa raportimeve, thuhet se KFOR ka paralajmëruar Hetemin se nëse nuk largohet nga komuna, do ta nxjerrin atë më forcë.
Këto raportime Hetemi i ka demnatuar duke paralajmëruar publikun të mos bien pre e lajmeve të rrema.
“Lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë.
Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme” ka shkruar Hetmei në reagimin e tij.