12:16 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Hetimet për fshehje të bilancit, ndëshkimi që mund të marrë Juventus nga UEFA

UEFA po monitoron në distancë hetimin që ka nisur prokuroria e Torinos për Juvetusin në lidhje me bilancin e rremë. “La Gazzetta dello Sport” raporton skenarët e mundshëm në lidhje me sanksionet që mund të marrë “Zonja e Vjetër”.

Gjobë, mosakordimi e të ardhurave nga kompeticionet e UEFA-s, kufizime sa i përket përfshirjes së lojtarëve në listën ‘A’ për një kompeticion evropian, skualifikim për vitin aktual ose ndalim në të ardhmen në garat e UEFA-s.

Është, mbi të gjitha, ky sanksion i fundit që shqetëson tifozët e Juventusit, edhe nëse nga Nyon bëjnë thirrje për maturi. Për të arritur në një masë ndëshkimore kaq të ashpër, duhen vërtetuar parregullsi serioze.