11:02 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Heynckes i thotë “JO” Bayernit: Qëndroj vetëm deri në fund të sezonit

Trajneri Jupp Heynckes ka kundërshtuar presidentin e Bayern Munche, Uli Hoeneb. Edhe pse iu është ofruar një kontratë e re, trajneri gjerman nuk e ka pranuar dhe thotë se do të qëndroj në “Allianz Arena” vetëm deri në fund të këtij sezoni.

“Ka një marrëveshje, dhe do të qëndroj në atë mënyrë”, tha 72-vjecari pas humbjes kundër Borussia Monchengladbach.

Hoeness kishte njoftuar të premten, se “DonJupp” mund të qëndroj më shumë në Bayern, por kjo deklaratë ka rënë poshtë.

Heynckes zuri vendin e Carlo Ancelottit, ndërsa humbja kundër Monchengladbach ishte e para në 9 ndeshjet në Bundesliga./IndeksOnline/