16:07 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës. Në këtë rreth janë përfshirë 10 skuadra të Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë, derisa ndeshjet do të zhvillohen këtë mesjavë.

Çiftet e rrethit të parë
E mërkurë
Sharri – Opoja, ora 13:00
Lidhja e Prizrenit – Mati, ora 11:00
Australia – Tefik Çanga, e mërkurë, ora 14:00
Kosova VR – Vjosa, e mërkurë, ora 13:00
Korenica – Prizreni, e mërkurë, ora 12:00