10:59 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Higuain dorëzon kërkesën formale për largim nga Milano

Gonzalo Higuain ka kërkuar edhe formalisht që të largohet nga Milano pasi ai është duke u përpjekur që ta sigurojë kalimin tek londinezët e Chelseat këtë javë.

Milan dëshiron që të sigurojë një zëvendësim për argjentinasin përpara se ta lirojnë atë, derisa Juventusi dëshiron që Chelsea të marrë të drejtat e 31-vjeçarit në një marrëveshje që përfshinë 17 milionë euro huazim me një obligim që Chelsea të paguajë 33 milionë euro tjera për kartonin e “El Pipita”,shkruan Indeksonline.

Besohet se Chelsea ka propzuar një ofertë prej 18 muajve huazim, ndërsa Higuain është pajtuar me kushtet personale që klubi londinez i ka ofruar./Indeksonline/