09:48 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Histori rrënqethëse, vdes tragjikisht 26 vjeçari shqiptar pasi u ndoq nga policia angleze


Si çdo i ri me ëndrra dhe shpresa për të ardhmen, Franci Çoku u largua në Angli për një jetë më të mirë.

26- vjeçari i lindur në Divjakë gjeti vdekjen në mënyrë tragjike.

Ai u nis jashtë dhe me një dëshirë të madhe filloi të punont edhe të realizonte qëllimet e tij dashamirëse ku një ndër to ishte që të ndihmonte dhe familjen e tij, e cila ndodhet në Shqipëri.

Në krye të 30 ditëve qëndrimi në Angli, të gjitha këto shpresa dhe ëndrra u thyer në mes për të …

Një ditë tek kthehej nga puna i lodhur por me shpresë filloi të ndiqej nga policia angleze për mungesë dokumentesh.

Në përpjekje për t’iu larguar atyre, para se të arrinte në banesë, ai pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën.

Familja e tij ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin në Shqipëri.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, mund të dhurojnësadopak në këtë link. 

https://www.gofundme.com/ycwzeq-funeral