09:53 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / L K

HISTORI SUKSESI NGA LUFTËTARËT E VEGJËL

Lindja në termin të plotë konsiderohet lindja e cila arrinë javën e 37-të të shtatzënisë.

Lindjet që ndodhin më herët njihen si lindje të parakohshme apo të njohura në gjuhën e mjekësisë si lindje premature.

Varësisht nga rrethanat, pesha e lindjes dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e bebes mundësitë e rikuperimit dhe lëshimit në shtëpi janë më të mëdha apo më të vogla.

Sot me zhvillimin e mjekësisë dhe shërbimeve në fushën e Neonatologjisë një numër i madh nga fëmijët e lindur para kohe i’a dalin shumë mirë.

Shumë herë prindërit e fëmijëve të lindur para kohe kanë nevojë të dëgjojnë historitë e sukesit të fëmijëve të tjerë prematurë sepse kjo u shton motivin për të vazhduar tutje.

Ne po e ndajmë me ju sot historinë e pediatrit Brendon Seminator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1990 Seminator kishte lindur në javën e 29-të të shtatzënisë me një peshë trupore prej më pak se një kilogram. Ai qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin në të cilin u kthye pas shumë vitesh si mjek pediatër me specializim në neurologji.

Ndërsa në qershorin e vitit të kaluar ka mbushur një vit jetë fëmija që u fut në rekordin e librit Guinness për peshën më të vogël të lindjes.

Richard Scott William Hutchinson lindi me peshën trupore prej afro 400 gramësh dhe mjekët ishin të befasuar me luftën që ai bëri për të mbijetuar.

Prindërit e fëmijëve të lindur para kohe përjetojnë shqetësime dhe rrjedhimisht përballen me vështiresi më të mëdha se prindërit e fëmijëve të lindur në kohë, por është me rëndësi që prindërit të mos dorëzohen dhe të ndihmojnë fëmijët për të arritur synimet e tyre.

Në spitalin ‘’Fati Im’’, ekipa e mjekëve profesionistë gjinekologë e neonatologë janë në shërbim të fëmijëve dhe nënave.

🏥𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 “𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈𝐌” 𝐀𝐓𝐘 𝐊𝐔 𝐌𝐑𝐄𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍!

+383 45 322 250+383 48 322 250