20:53 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Historia e aksidentit dhe heroi që nxori nga lumi policin kosovar! (Foto)

Pas gjashtë ditë kërkimi në lumin Lepenc, është gjetur trupi i njërit prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, i cili së bashku me një koleg tjetër u rrokullisën me veturë nga 100 metra lartësi në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Për kërkimin e tyre ishin angazhuar rreth 200 persona, duke përfshirë ata shtetërorë si dhe klube të ndryshme private, shkruan  Indeksonline

Ndërsa, sot rreth orës 16:00 është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi.

Të parët që panë viktimën ishin pjesëtarët e NJSI-së [FIT] dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëtari i FSK-së, Albion Çollaku ishte personi që nxori nga uji policin e ndjerë.

Një dëshmitarë ka treguar për “Indeksonline” se si erdhi deri tek gjetja e trupit të pajetë të zyrtarit policor.

(Foto: Albion Çollaku)

“Kemi qenë tek ura… për një moment e kemi parë nga larg trupin mbi lumë. Ishte Albioni i cili u fut me shpejtësi dhe e ka kap viktimën dhe e ka qit në breg”, tregon ai.

Konkretisht, Malsori është parë tek kyçja  ku futet Bektel-Encha, 4-5 km larg vendin të  ngjarjes së aksidentit.

Vlen të theksohet se pjesëtari i  FKS-së, që rrezikoi jetën për ta nxjerr policin, dje kishte marrë lëndime  serioze në këmbë, gjatë kërkimeve në lum.

Ndryshe,  ekipet përgjegjëse kanë paralajmëruar edhe nesër kërkime në lumin Lepenc, për ta gjetur edhe trupin e policit tjetër, Armend  Trenës. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/