20:45 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Historia e tmerrshme e 7-vjeçarit, i cili u la pas dore nga prindërit e varur nga droga!

Një djalë shtatë vjeçar i lënë pas dore u gjet duke jetuar në një shtëpi që ngjante me një mal mbeturinash, përkrah prindërve të tij të varur nga droga.

Shtëpia u gjet e mbushur me shiringa të heroinës, ushqime të kalbura, dhe miza, në momentin kur në të u paraqitën policia dhe shërbimet sociale.

Shkak për shqetësimin e tyre ishte bërë fakti që 7-vjeçari prej gjashtë muajsh nuk ishte paraqitur në shkollë. Prokurori i çështjes dha detaje për pamjet e rënda të cilat ofronte banesa ku jetonte i vogli bashkë me prindërit e tij, të dy përdorues të drogërave të forta.

“Dhomat e gjumit, salloni, dhe banjot ishin të ndyra. Në kuzhinë kishte ushqime të hapura, çka tregonte se kishte pasur dhe minj. Kishte ushqim të mykur në frigorifer dhe ishte e vështirë të lëvizësh përreth”.

“Fatkeqësisht, kishte sende të lidhura me marrjen e heroinës, gjilpëra të pambuluara, hiri I cigareve ishte i dukshëm në të gjithë shtëpinë. Kur u hap një sirtar në dollapin e dhomës së gjumit të djalit, një re mizash fluturoi në ajër “, tha prokurori.

Ai shtoi: “Kishte shenja të feçeve nëpër mur. Tualeti ishte i ndyrë dhe nuk kishte asnjë furçë apo past dhëmbësh. Fëmija dukej që nuk i kishte ndërruar rrobat prej kohësh, dhe nuk mbante pizhame. Ai nuk kishte veshur të brendshme ose çorape. Ai nuk dukej se kishte lodra të përshtatshme për të luajtur me to”, thuhet më tej në dëshminë e prokurorit.

Djali u tha oficerëve se kishte ngrënë “disa biskota” gjatë ditës, por duket se nuk kishte ndonjë gjë tjetër që mund të ushqehej në banesë.

Prindërit kujdestarë tek të cilët 7-vjeçari u vendos raportuan se ai nuk dëshironte të lahej, të lajë dhëmbët ose të lante flokët dhe ishte “i tmerruar nga mizat”.

Ai ishte “gjithmonë i uritur” dhe kishte vështirësi të kuptonte ndryshimin midis ditës dhe natës.

Ndërkohë gjatë rikthimit në shkollë, ai u vendos në një klasë, ku ishin fëmijë dy vite më të vegjël se ai.

Të dy prindërit e tij, të cilët nuk janë identifikuar nga media për shkak të një urdhri gjyqësor që mbrojnë identitetin e djalit, u deklaruan fajtorë për një vepër penale që rrezikonte jetën e fëmijës për shkak të pakujdesisë.

Gjykatësi vendosi që fëmija të qëndrojë për një kohë më të gjatë me prindërit kujdestarë.

“Ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij. Ai është i dëshpëruar të shohë nënën dhe babanë e tij dhe iu qendron besnik atyre, duke pyetur vazhdimisht për ta. Prindërit janë duke pasur kontakte me të, nën mbikqyrjen e personave të shërbimit social”, bën me dije Mirror.

Nëna e shqetësuar qau në bankën e të akuzuarve gjatë séances, ndërsa tha se dënimi ndaj saj ishte shumë i vështirë.

“Kur bëhet fjalë për një fëmijë të pafajshëm që ka vuajtur qartë, instinktet e kujtdo do të ishin të plotësonin dënimet më të ashpra për ata që janë përgjegjës”, u shpreh gjykatësi në seancë.

Ai u tha prindërve: “Prokurori më thotë që keni pasur kontakte me djalin tuaj dhe ai ka shprehur dëshirën për të vazhduar kontaktin me ju dhe se ai ju do të dy.  Ai padyshim tani ka një të ardhme të ndritshme por ekziston rrisku që ai të vuajë për shkak të asaj që ka kaluar. Të dy ju, historikisht, keni probleme me ilaçet dhe kjo ndikohet në mënyrën se si jetoni jetët tuaja”.

Gjykatësi tha më tej: “Fotografitë e shtëpisë flasin vetë, disa nga dhomat duken si kosha për mbeturina. Gjilpërat e heroinës ishin përreth, kishte ushqim të kalbur dhe miza”.

Babi ka pasur pretendime se ai nuk ka qenë përdorues droge për një kohë të gjatë, dhe se djali kishte fobi nga banja, ndërkohë që e ëma ka pranuar që nuk mund të kujdesej për 7-vjeçarin.

“Unë vetëm kam dashur të jem një nënë e mirë, nuk kam asnjë justifikim. Ai është e vetmja gjë për të cilën zgjohem. Ai është i përsosur dhe unë nuk u kujdesa dot për të.  Ai është e vetmja gjë e mirë që kam bërë me jetën time”, ka dëshmuar e ëma në gjyq.

Prindërve iu dha secilit dënim me burg 10 muaj, dhe me një vit qendrimin në një qendër për rehabilitimin nga droga.