Historia e trajtimit në QKUK të pacientëve gjatë luftës publikohet në libër (Video)
Historia e trajtimit në QKUK, të 789 pacientëve të plagosur gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përmbledhur në një libër të sapo-botuar.
Ky libër u realizua nga kirurgu Salih Krasniqi.
Ai ka theksuar se më e vështirë për mjekët kosovarë ishte mjekimi i ushtarëve të UÇK-së, pasi atë botë cilësoheshin terroristë.
Pacientët mjekimet e të cilëve i përshkroi në libër janë të gjithë shqiptarë e në mesin e të cilëve përveç ish-ushtarëve të UÇK-së kishte gra, pleq e fëmijë.
Në librin voluminoz gjenden edhe rrëfime personale të keqtrajtimit të ushtarëve që ishin pacientë të tij, diagnoza e pacientëve si dhe shkrime të botuara në medie vendore e ndërkombëtare para 20 vjetëve për trajtimin që bëhej në këtë klinikë.