11:03 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Po promovohet në Paris libri i ri për Hashim Thaçin

Në Paris të Francës ka filluar promovimi i librit të ri për presidentin Thaçi.

“Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” quhet ky libër me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner.

Nga ajo që mund të lexohet online, në këtë libër me protagonist presidentin e vendit, Hashim Thaçin, përshkruhen ngjarjet e korrikut 1999, ku pas njëmbëdhjetë javëve të bombardimeve, Sllobodan Millosheviq kapitullon dhe braktis Kosovën./Indeksonline/