22:37 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkruhet libër për Encën, ky është titulli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca ka çuditur me një postim të saj sot.

Ajo ka thënë se një autor shumë i preferuar nga ana e saj po shkruan një libër mbi karrierën dhe jetën e saj.

“Enca, ëndrra dhe guxim dhe triumf” titullohet libri, autorin e të cilit nuk e ka zbuluar.

Enca ka thënë se ky libër do të publikohet kur të jetë koha e duhur, duke mos e konsideruar të tashmën si të tillë.

“Libër i shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar, kur të jetë koha e duhur, do të publikohet” ka shkruar Enca./Indeksonline/

Temat: