Historike, lojtari nga Kosova ngritet në ekipin kryesor të “NAVI” në Counter-Strike

Të gjithë fansat e Counter-Strike e njohin skuadrën e famshme, “NAVI”.
Skuadra nga Ukraina, në faqen e tyre ka njoftuar lajmin për ngritjen e lojtarit nga Kosova, Drin Shaqiri i njohur me nofkën e tij “Makazze” nga skuadra juniore në atë kryesore të “NAVI”.
Kjo e bën Shaqiri, shqiptarin e parë që arrin të futet në skuadrën e parë.
Përpos tij tek juniorët bën pjesë edhe lojtari tjetër kosovar, Aulon Fazlija, i njohur me nofkën “Krabeni”./IndeksOnline/