11:01 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Historike: Shënohet goli i parë me ndihmën e “VAR-it” në Angli (Video)

VAR-i është teknologjia më e re e cila është futur nga viti i kaluar në futbollin botëror. Në disa liga si Serie A dhe Bundesliga, tashmë kjo teknologji është e pranishme.

Por, për herë të parë në Angli është provuar në Kupën FA. Madje u zhvilluan disa ndeshje deri te momentin historik (ashtu siç e kanë quajtur anglezët), shënimi i golit me ndihmën e kësaj teknologjie, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme, ku Leicester City mposhti 2 me 0 Fleetëood Toën, ndeshje e vlefshme për Kupën FA.

Ishte minuta e 76 ku ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho shënoi, por që anësori sinjalizoi për pozitë jashtë loje.

Gjyqtari kryesor ndali për një moment lojën, për të marr ndihmë nga “VAR-i” i cili në fund shpalli golin si të rregullt.

Pas ndeshjes, Jamie Vardy ishte futbollisti i parë i cili tha se kjo teknologji bëri një punë të mirë./IndeksOnline/