18:24 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Hiti i madh i Dua Lipës mbush një vit, këngëtarja me dedikim

Dua Lipa vitin që lamë pas ka sjellur shumë projekte të suksesshme të cilat e kanë bërë një nga kënëgtaret më të pëlqyer dhe më të kërkuara në botë.

Një nga hitet më të mëdha të Duas mbetet ‘IDGAF’ i cili ka shënuar një vit që nga publikimi, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë një dedikim për të gjithë ata që bënë që kjo këngë të shëndërrohet një nga më të dëgjuara në botë.

“Një vit që nga publikimi i IDGAF. Faleminderit që udhëtuat me mua. Jam shumë e emocionuar që të kthehem në skenë dhe të ndaj më shumë momente të tilla me ju”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë, që ‘IDGAF’ ka mbi 451 milionë klikime në kanalin YouTube./Indeksonline/