15:53 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / AR

Hiti i ri nga Capital T ka një datë publikimi

Reperi Capital T ka gati projektin e ri.

“Mka mar malli” titullohet kënga e cila do të lasnohet me 19 korrik (të mërkuren).

Lajmin e bëri të ditur vet artisti përmes një postimi në Instagram.

Duke ndarë dy imazhe nga videoklipi ai shtoi se po e pret me padurim lasnimin e këngës.

‘MALLI MKA MARR • e merkure ora 17:00 • menxi spo pres me lshu 😅’, shkroi krahas postimit.

Të shumta ishin komentet e fansave të cilët u shprehen të entuziazmuar për këtë super lajm dhe padyshim që do jetë një hit./Indeksonline/