11:36 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / B O

Hoeness kritikon PSG-në e Cityn: Kanë para, por s’kanë Champions League, i mposhtim sa herë që luajm me ta

Presidenti i nderi i Bayern Munchen, Uli Hoeness i ka quajtur ekipe false PSG-në e Manchester Cityn.

Hoenes ka thënë se ato ekipe kanë para, por nuk kanë Ligë të Kampionëve dhe nuk do ta fitojnë as sivjet.

“Paratë e ndyra që kanë, nuk iu mjaftojnë. Deri tani këto dy klube nuk kanë fituar asgjë. Asgjë. Ata do të humbasin nga ne përsëri. Jo gjithmonë, por herë pas here. Dhe sa herë që i mposhtim, jam shumë i lumtur. Ajo që po ndodh aktualisht në Paris është një planifikim njëvjeçar. Ata nuk e duan futbollin, bëjnë vetëm biznes” ka thënë Hoeness./Indeksonline/