23:51 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hologrami i Amy Winehouse do të fillojë turnenë botërore në 2019-tën

Mitch Winehouse tha se shpresonte që projekti virtual, me një bend live dhe mbështetës të këngëtarëve, do të ndihmonte shumë njerëzit të zbulonin muzikën e saj.

Pas njoftimit të turneut në tetor, ai tani ka konfirmuar se do të fillojë kah fundi i vitit 2019.

Winehouse, i njohur për hitet si Rehab, Back To Black, Valerie dhe Tears Dry on Their Own, vdiq në vitin 2011, vetëm 27 vjeç, pas një beteje të gjatë me alkohol dhe droga.

“Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të rikthyer në trashëgiminë e saj muzikore, si dhe për të ngritur fonde për Fondacionin Amy Winehouse.

“Është koha t’i kujtojmë të gjithëve se Amy ishte një nga muzikantet dhe interpretueset më të mëdhenj”.

Projekti do të drejtohet nga Base Hologram, i cili ka krijuar dhe vizituan hologramet e muzikantit Roy Orbison dhe këngëtares opera Maria Callas. Hologramë të tjerë të famshëm që janë shfaqur në skenë janë Tupac dhe Michael Jackson.