Homazhe për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj
Nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj sot bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dëshmorit të Kombit, Dr. Hazir Malaj.
Ashtu siç ishte paraparë, në Kuvendin e Kosovës kanë nisur homazhet në Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, eshtrat e tyre janë zhvarrosur gjatë ditës së djeshme në Tiranë në praninë e familjarëve dhe miqve, për t’u nisur pastaj në Kosovë, ku edhe do pushojnë përjetësisht tek Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.
Agjenda e rivarrimit:
Ora 12:00, Homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës,
Ora 13:00, Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar,
Ora 14:00, Nisja e kortezhit,
Ora 14:30, Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani – Prishtinë.